Shkolla e Magjistraturës, më datë 7 tetor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Hetimi dhe gjykimi i veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Korrupsioni aktiv në zgjedhje.”

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Bledar Maksuti, Erjon Çela

Lehtësues: Ardit Kuka

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Të njihen pjesëmarrësit me standardet ndërkombëtare, metodat e hetimit dhe format e mashtrimit elektoral në fushën e zgjedhjeve, si dhe praktiken gjyqësore shqiptare.

Trajnimi u fokusua në standardet ndërkombëtare dhe praktikën e brendshme që ka trajtuar veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Nga ana metodologjike aktiviteti pati karakter interaktiv ku pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime në raste konkrete dhe hipotetike.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Hetimi dhe gjykimi i veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Format e mashtrimit elektoral. Veprimtaritë që mund të përbëjnë krime elektorale sipas Raportit të Komisionit për Ndihmën Elektorale, Sh.B.A (2006). Metodat e hetimit të manipulimit zgjedhor. Praktikë gjyqësore.
  • Veprat penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe korrupsionit pasiv në zgjedhje. Kompetenca në gjykimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Vështrim historik i legjislacionit penal në lidhje me veprat penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe korrupsionit pasiv në zgjedhje. Aspekte teorike dhe problematika e hasur në praktikën gjyqësore në lidhje me këto vepra penale.
  • Raste të praktikës gjyqësore për veprat penale në fushën e zgjedhjeve dhe sistemin demokratik. Vendime të gjykatave të shkallëve të para Tiranë, Elbasan, Dibër, Korçë dhe Kurbin. Vendime të Gjykatës së Lartë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë kandidatë për magjistratë të vitit të tretë, gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.

← Kthehu te lista