
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë
14 Qershor 2023 aktivitetin me temë:
"Raporti i krimit dhe komunikimi i publikut me drejtësinë dhe institucionet e mbyllura. Rëndësia e të vërtetës paraqitur në burimet e hapura. Sekreti hetimor dhe përgjegjësia që rrjedh prej tij"
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Z. Gerd Hoxha
Z. Zylyftar Bregu
Lehtësues:
Z. Olti Skrame
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Komunikimi i publikut me drejtësinë dhe institucionet e mbyllura.
- E drejta për jetë private dhe kufizimi i të drejtave dhe lirive, sipas Kushtetutës dhe KEDNJ-së.
- Procesi gjyqësor publik dhe shpallja publike e vendimeve gjyqësore.
- Aksesi i medias në seancën gjyqësore penale.
- Vendimi gjyqësor i shpallur publikisht dhe aksesi në kopje të tij.
- Balanca ndërmjet të drejtës për informim dhe parimeve të tjera të cilat janë në themel të procesit gjyqësor penal.
- Garancitë e kuadrit ligjor.
- Sekreti hetimor vs. E drejta e medias për informim.
- Gjyqtarët e Medias.




