Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 23 Shkurt 2024 aktivitetin trajnues me temë: “Hetimi dhe gjykimi i krimeve seksuale, në qasje me standardet e gjykimit nga GJEDNJ dhe vendimet e Komitetit të CEDAW-t. (nenet 100-108/a të Kodit Penal).”

 

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Tereza Merka

Ekspert: Marjeta Zaimi

Lehtësues: Denisa Asko

 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është të analizojë hetimin dhe gjykimin e krimeve seksuale, në qasje me standardet e gjykimit nga GJEDNJ dhe vendimet e Komitetit të CEDAW-t. (nenet 100-108/a të Kodit Penal).

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  1. Koncepte dhe përkufizime lidhur me krimet seksuale.
  2. Specifikat e krimeve seksuale me viktimë të mitur.
  3. Komponentët dallues ne gjykimin e krimeve seksuale me viktime madhore & te mitur
  4. Rregullat e veçanta të pyetjes së të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale. 
  5. Trajtimi i të miturit viktimë e abuzimit seksual përgjatë proçesit penal, përgatitja e të miturit për intervistim dhe fazat e intervistimit të një të mituri viktimë në proçesin penal.
  6. Udhëzimet e Këshillit të Europës për Drejtësinë Miqësore me të Miturit.
  7. Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me mbrojtjen e integritetit seksual të të miturve dhe garantimin e të drejtave të tyre në proçesin penal.
  8. Regjistri Kombëtar i të Dënuarve për Krime Seksuale si Instrumenti ligjor që ndihmon në parandalimin e abuzimit/dhunës seksuale ndaj madhorëve dhe të miturve.
  9. Shfrytëzimi dhe dhuna seksuale ndaj viktimave madhore/të mitur duke i kanosur me publikimin e fotove/videove intime, provat e përdorura në hetim/gjykim, rast nga praktika gjyqësore.

← Kthehu te lista