Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

21-21 Qershor në bashkëpunim me IRZ aktivitetin trajnues me temë: 

“Provat elektronike në procesin civil. Llojet e provave. Përdorshmëria dhe fuqia e tyre provuese. Trajtimi i provës elektronike sipas praktikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

  • Christian Schmitz-Justen, Zëvendëskryetar i Gjykatës së Apelit Këln
  • Dashamir Kore, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës
  • Dr. Flutura Kola, Pedagoge në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës
  • Emona Muci, Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë

Seminari zhvillohet në kuadrin e rëndësisë në rritje të mjeteve elektronike të provës në drejtësinë shqiptare, si dhe në vijim të ndryshimeve të fundit të Kodit të Procedurës Civile. Objekti i seminarit është identifikimi i mjeteve të ndryshme elektronike të provës, si dhe diskutimi në lidhje me përdorimin dhe fuqinë provuese në procesin civil. Në fokus të aktivitetit është një trajtim gjithëpërfshirës dhe krahasimor i praktikës ekzistuese në Shqipëri dhe gjermani në lidhje me mjetet elektronike të provës. Përveç kësaj, ky shkëmbim shqiptaro-gjerman i njohurive dhe eksperiencës ofron mundësinë e identifikimit të sfidave dhe të praktikave më të mira dhe mënyrat e zgjidhjes për punën praktike të përditshme të prokuroreve dhe prokurorëve dhe gjyqtareve dhe gjyqtarëve.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Rëndësia e provës elektronike në procesin civil shqiptar.
  • Mënyra e paraqitjes së provës elektronike në procesin civil shqiptar.
  • Dokumentet elektronike si mjete prove në Gjermani. 
  • Vlerësimi i provave: Eksperti në procesin civil gjerman.
  • Vlerësimi i provave: Dëshmitarët në procesin civil gjerman.
  • Analiza e praktikës gjyqësore shqiptare.

← Kthehu te lista