Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 29.1.2019,

                                                                                                    VENDOSI:

1.      Miratimin e Strategjisë Afatmesme 2019 – 2023 të Shkollës së Magjistraturës.

2.      Shpalljen e vendeve vakante për kandidatë për magjistratë dhe kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë për vitin akademik 2019 – 2020, bazuar në Vendimin Nr. 17, datë 29.1.2019 “Mbi numrin e kandidatëve që do të pranohen në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019 – 2020” të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe në Vendimin Nr. 21, datë 28.1.2019 “Për caktimin e Numrit Maksimal të Kandidatëve për Prokurorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2019 – 2020”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

3.      Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, mbi Konkursin e pranimit për kandidatë për magjistratë dhe kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë.

4.      Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Kalendarin e Programit të Formimit Vazhdues për vitin akademik 2018 – 2019.

5.      Miratimi i disa shtesave në strukturën organizative të Shkollës së Magjistraturës.

6.      Miratimi për shpalljen e vendit vakant për pedagog të brendshëm, pjesë e stafit akademik të brendshëm të Shkollës së Magjistraturës.

7.      Miratimi i Raportit të Veprimtarisë Ekonomiko – Financiare të Shkollës së Magjistraturës për vitin 2018.

 

← Kthehu te lista