
NJOFTIM
Pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Pedagogjik më datë 19.08.2021, me rend dite, “Verifikimi i kushteve ligjore dhe i mbështetjes për kandidatët për anëtarë të KLP dhe KLGJ”, nga Shkolla e Magjistraturës.
Këshilli Pedagogjik konstatoi se është paraqitur 1 (një) kandidaturë, përkatësisht Znj. Mirela Bogdani për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Mbas verifikimit të dokumentacionit, Këshilli vlerësoi se Znj. Mirela Bogdani i plotëson kushtet ligjore konform nenit 134 dhe 137 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe duke u bazuar në këto konstatime, Këshilli Pedagogjik Vendosi sot më datë 19.08.2021 miratimin e kandidaturës së Znj. Bogdani për anëtar të KLP.
Në referim të nenit 140 të ligjit, 115/2016, brenda afateve ligjore, do të zhvillohet Mbledhja e Këshillit Pedagogjik, pranë Shkollës së Magjistraturës me këtë rend dite:
1. Votimi për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
