Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, fton të gjithë magjistratët dhe kandidatët për magjistratë të aplikojnë për ndjekjen e kursit “E drejta për liri dhe siguri – Albania 2026”, i cili do të zhvillohet online në platformën HELP të Këshillit të Evropës:

https://help.elearning.ext.coe.int/

Kursi synon të pajisë gjyqtarët, prokurorët, bashkëpunëtorët profesionalë, këshilltarët ligjorë dhe profesionistët e tjerë të së drejtës me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zbatimin efektiv të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri, të garantuar nga neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Ju bëjmë me dije se, ndjekja e kursit me sukses do t'ju njihen si 2 ditë trajnimi në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues (PTV).

STRUKTURA E KURSIT

Kursi përbëhet nga gjashtë module, të ndara në kapituj si më poshtë:

Moduli 1 – Hyrje në të drejtën për liri dhe siguri

  1. Qëllimi dhe fusha e zbatimit të së drejtës për liri dhe siguri.

  2. Instrumentet juridike ndërkombëtare.

  3. Përkufizimi i heqjes së lirisë.

Moduli 2 – Rastet e lejuara të heqjes së lirisë

  1. Heqja e lirisë pas dënimit.

  2. Heqja e lirisë për moszbatimin e një urdhri gjyqësor ose për garantimin e përmbushjes së një detyrimi ligjor.

  3. Heqja e lirisë për qëllime parandaluese.

  4. Heqja e lirisë së të miturve.

  5. Heqja e lirisë për arsye mjekësore ose sociale.

  6. Ndalimi i të huajve.

Moduli 3 – Ligjshmëria e heqjes së lirisë

  1. Përputhshmëria me ligjin dhe procedurat.

  2. Shmangia e arbitraritetit.

  3. Urdhërarresti Evropian.

Moduli 4 – Garancitë mbrojtëse

  1. Informimi i personit të arrestuar.

  2. Shqyrtimi gjyqësor.

  3. E drejta për kompensim.

  4. Garancitë shtesë mbrojtëse.

Moduli 5 – Zbatimi i nenit 5 të KEDNJ-së në legjislacionin dhe praktikën shqiptare

  1. Garancitë kushtetuese dhe ligjore të së drejtës për liri dhe siguri.

  2. Arrestimi dhe ndalimi në praktikën shqiptare.

  3. Masat e sigurimit personal.

  4. Kontrolli gjyqësor dhe mjetet mbrojtëse.

Moduli 6 – Jurisprudenca shqiptare dhe praktika e GJEDNJ-së për Shqipërinë

  1. Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në çështjet kundër Shqipërisë.

  2. Praktika e Gjykatës së Lartë në lidhje me masat e sigurimit.

FILLIMI DHE ZHVILLIMI I KURSIT

Kursi do të hapet më 3 nëntor 2026 dhe do të zhvillohet online në platformën HELP të Këshillit të Evropës.

Mentor i kursit do të jetë z. Florian Boriçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kursi ka një kohëzgjatje të përgjithshme prej 6 orësh dhe do të ndiqet sipas kalendarit të mëposhtëm:

Periudha

Modulet

3-10 nëntor 2026 Moduli 1: Hyrje në të drejtën për liri dhe siguri; Moduli 2: Rastet e lejuara të heqjes së lirisë
10–17 nëntor 2026Moduli 3: Ligjshmëria e heqjes së lirisë
17–24 nëntor 2026Moduli 4: Garancitë mbrojtëse
1–7 dhjetor 2026Moduli 5: Zbatimi i nenit 5 të KEDNJ-së në legjislacionin dhe praktikën shqiptare
7-14 dhjetor 2026Moduli 6: Jurisprudenca shqiptare dhe praktika e GJEDNJ-së për Shqipërinë

UDHËZIME PËR REGJISTRIMIN

Hapi I – Regjistrimi në platformën HELP

Për të ndjekur kursin, duhet të krijoni një llogari në platformën e mësimit online të Programit HELP të Këshillit të Evropës, në adresën:

https://help.elearning.ext.coe.int/

Nëse keni tashmë një llogari, hyni në platformë me të dhënat tuaja.

Hapi II – Përzgjedhja dhe regjistrimi në kurs

Kërkoni dhe përzgjidhni kursin online:

“Right to Liberty and Security, Albania 2026”

Për t’u regjistruar në kurs, vendosni kodin e regjistrimit 

(Enrolment Key): RLSALB2026

VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR DHE CERTIFIKIMI

Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit duhet të përgatisin një detyrë kursi dhe të plotësojnë një pyetësor vlerësimi (kuiz).

Pas përfundimit me sukses të të gjitha moduleve, detyrës së kursit dhe pyetësorit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë nga Programi HELP i Këshillit të Evropës.

FORUMI I DISKUTIMIT

Gjatë zhvillimit të kursit do të funksionojë një forum i dedikuar, i hapur për të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë hapësirë, pjesëmarrësit do të mund të diskutojnë mbi temat e trajtuara, të parashtrojnë pyetje, të shkëmbejnë mendime dhe përvoja profesionale, si dhe të marrin përgjigje e sqarime nga tutori dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Forumi synon të nxisë bashkëpunimin, të mësuarit ndërveprues dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

Ju urojmë një përvojë të vlefshme trajnimi dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij programi mbi standardet evropiane të së drejtës për liri dhe siguri.

INFORMACION DHE KONTAKTE

Për çdo informacion lidhur me regjistrimin në platformë dhe ndjekjen e kursit, mund të kontaktoni:

Z. Florian Boriçi
Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
E-mail:
borici.florian@gmail.com
Cel.: 067 204 1630

Shënim teknik: Për të mundësuar hapjen dhe shfaqjen e saktë të faqeve të kursit, duhet të lejoni dritaret kërcyese (pop-ups) në cilësimet e shfletuesit tuaj

← Kthehu te lista