Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 20 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë "Dokumentimi, raportimi dhe teknologjia në hetim. Raporti analitik hetimor sipas standardeve evropiane. Organizimi i çështjes me mjete të aksesueshme. Dokumentimi dixhital i çështjes dhe arkivimi ligjor. Bashkëpunimi me Europol dhe Interpol. Inteligjenca artificiale në hetim: mundësitë dhe kufijtë ligjorë. Etika profesionale dhe integriteti i hetimit", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Ylli Pjetërnikaj, Arta Marku
Lehtësues: Pierind Çukaj
Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i oficerëve të policisë gjyqësore, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të dokumentuar, raportuar dhe kontrolluar hetimin sipas standardeve evropiane. Njohja e kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për provën dixhitale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Zbatimi i jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, GJEDNJ dhe GJDBE në raste konkrete. Përvetësimi i metodave të organizimit të çështjes me mjete të aksesueshme, pa dyfishuar regjistrat zyrtarë. Forcimi i integritetit dhe i etikës profesionale, përfshirë parimet e CEPEJ për përdorimin e IA.
Metodologjia e trajnimit u ndërtua mbi kombinimin e prezantimeve tematike, diskutimit të orientuar dhe ushtrimeve praktike.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Raporti analitik hetimor: hetimi i mirë duhet edhe të provohet. Pyetja që lidh nëntemat dhe rasti që ndiqet gjatë gjithë ditës.
Raporti analitik si kërkesë në çdo procedim penal: hetimi në favor dhe kundër (neni 304 KPP), zbulimi i provave (neni 6 KEDNJ), vendimi i arsyetuar.
Komisionerit të Këshillit të Evropës, standardet e CPT.
Detyrimi procedural sipas neneve 2 dhe 3 KEDNJ. Jurisprudenca: Ramsahai k. Holandës, Bouyid k. Belgjikës, Kaçiu dhe Kotorri k. Shqipërisë, Durdaj k. Shqipërisë.
Struktura me katërmbëdhjetë rubrika, shkallëzimi sipas llojit të çështjes dhe modeli i plotësuar.
Bashkëpunimi me Europol dhe Interpol:Dallimi mes informacionit dhe provës; kanalet në dispozicion (Interpol, Europol, SELEC, Eurojust, letërporosia).
Kërkesa me shtatë elemente; vlerësimi i burimit dhe i informacionit; kodet e trajtimit H1, H2, H3.
Rruga nga informacioni te prova: Eurojust, letërporosia dhe skuadrat e përbashkëta të hetimit; njoftimi i kuq.
Organizimi i çështjes dhe dokumentimi dixhital: Regjistrat zyrtarë (kallëzimet, procedimet, provat) dhe sistemi i shortimit: çfarë u përgjigjen dhe çfarë mbetet pa përgjigje.
Pesë funksionet e dosjes brenda akteve ekzistuese; kush i mban dhe si përditësohen; mjetet falas në vend të softuerit me licencë.
Prova dixhitale: autenticiteti dhe integriteti; nenet 191/a, 202/a, 208/a, 299/a dhe 299/b KPP; Konventa e Budapestit.
Vlera hash, zinxhiri i ruajtjes, fashikulli i dixhitalizuar dhe arkivimi afatgjatë.
Inteligjenca artificiale dhe integriteti i hetimit: Kuadri ligjor: Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për IA (CETS nr. 225), Akti i BE për IA (Rregullorja 2024/1689), ligji nr. 124/2024.
Transkriptimi automatik, njohja e fytyrës, klasifikimi automatik dhe IA gjeneruese: rreziqet dhe rregullat e përdorimit.
Jurisprudenca: GJEDNJ, Glukhin k. Rusisë; SyRI; GJDBE, Dun & Bradstreet; Puloka; Mata k. Avianca; Ayinde k. Haringey.
Pesë parimet e Kartës etike të CEPEJ (2018) dhe mjeti i vetëvlerësimit; paragjykimi i automatizimit.
Standardet etike sipas aktorit, zbulimi i provave, konflikti i interesit, paragjykimi i konfirmimit. Jurisprudenca: Bouyid, Gäfgen, Xhoxhaj k. Shqipërisë.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
