Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me praninë e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi më datë 25 nëntor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Hetimi i skemave komplekse të korrupsionit në prokurimet publike: nga shkelja procedurale te prova penale, përgjegjësia penale e personave juridikë në prokurimet publike, kriteret e atribuimit të përgjegjësisë”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë SHM: Reida Kashta

Ekspert OSBE: Aurelia Vasile, Aleksandar Dordevic

Lehtësues SHM: Florian Boriçi

Qëllimi i këtij trajnimi është që në përfundim të tij pjesëmarrësit të jenë në gjëndje të identifikojnë elementët e veprave penale në prokurime. Të bëjnë dallimin ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe penale. Të identifikojnë analizën e standardeve të provës si dhe interpretimin e jurisprudencës bashkëkohore.

Metodologjia e trajnimit u realizua nëpërmjet prezantimit të koncepteve teorike i ndërthurur me raste të jurisprudencës, si dhe me kazuse për pjesëmarrësit.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme si: 

  • Shkelja e barazisë në tendera;

  • Shpërdorimi i detyrës;

  • Korrupsioni aktiv dhe pasiv;

  • Lidhja shkakësore ndërmjet vendimmarrjes dhe përfitimit;

  • Grupi i strukturuar kriminal;

  • Jurisprudenca e GJKKO, Gjykatës së Lartë dhe GJEDNJ

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të juridiksioneve të ndryshme të Republikës së Shqipërisë. 

← Kthehu te lista