Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me praninë e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi më datë 25 nëntor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Hetimi i skemave komplekse të korrupsionit në prokurimet publike: nga shkelja procedurale te prova penale, përgjegjësia penale e personave juridikë në prokurimet publike, kriteret e atribuimit të përgjegjësisë”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë SHM: Reida Kashta
Ekspert OSBE: Aurelia Vasile, Aleksandar Dordevic
Lehtësues SHM: Florian Boriçi
Qëllimi i këtij trajnimi është që në përfundim të tij pjesëmarrësit të jenë në gjëndje të identifikojnë elementët e veprave penale në prokurime. Të bëjnë dallimin ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe penale. Të identifikojnë analizën e standardeve të provës si dhe interpretimin e jurisprudencës bashkëkohore.
Metodologjia e trajnimit u realizua nëpërmjet prezantimit të koncepteve teorike i ndërthurur me raste të jurisprudencës, si dhe me kazuse për pjesëmarrësit.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme si:
Shkelja e barazisë në tendera;
Shpërdorimi i detyrës;
Korrupsioni aktiv dhe pasiv;
Lidhja shkakësore ndërmjet vendimmarrjes dhe përfitimit;
Grupi i strukturuar kriminal;
Jurisprudenca e GJKKO, Gjykatës së Lartë dhe GJEDNJ
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të juridiksioneve të ndryshme të Republikës së Shqipërisë.
