Shkolla e Magjistraturës, më datë 17 Nëntor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me Temë: “I bashkëpandehuri dhe i pandehuri në një procedim të lidhur. Të drejtat dhe garancitë procedurale që ofron ligji, rregullat procedurale të pyetjes së tyre. Praktika e Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ. Bashkëpunëtori i drejtësisë. Marrëveshja e bashkëpunimit, kushtet dhe zbatueshmëria e saj. Aspektet ligjore dhe procedurale të statusit të “bashkëpunëtorit të drejtësisë”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Klodian Kurushi; Albert Meça
Lehtësues: Odeta Todorushi
Trajnimi synon të forcojë kapacitetet profesionale të magjistratëve në interpretimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor që rregullon sistemin e dënimeve penale dhe alternativat e tij, në përputhje me standardet kushtetuese, legjislacionin kombëtar, jurisprudencën e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Qëllimi i trajnimit është të interpretojë konceptin, bazën ligjore dhe qëllimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë në sistemin procedural penal, të analizohet balanca midis interesit të viktimës, interesit publik dhe efikasitetit të drejtësisë penale në aplikimin e kësaj marrëveshjeje. Vlen të theksohet efekti i marrëveshjes së bashkëpunimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë në procesin e individualizimit të dënimit dhe në uljen e tij.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet me diskutimet në grupe, argumentimi i zgjidhjeve, paraqitja e qëndrimeve dhe ballafaqimi me jurisprudencën në lidhje me zgjidhjen e rasteve praktike dhe analizën e rasteve mbi zbatimin konkret të marrëveshjes së bashkëpunimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Bashkëpunëtori i drejtësisë dhe fakti penal. Marrëveshja e bashkëpunimit, kushtet dhe zbatueshmëria e saj. Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, vlera e dëshmisë, dëshmia si një provë e veçantë, përgjegjësitë ligjore të dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë. Detyrimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë në bazë të marrëveshjes. Kriteret ligjore që përmbush dëshmia e bashkëpunëtorit. Dëshmia si provë vendimtare fajësie.
Bashkëpunëtori i drejtësisë dhe vendimi i gjykatës. Mbarimi i statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Shkaqet e humbjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Heqja dorë nga bashkëpunimi. Cilësia e thënieve të bashkëpunëtorit të drejtësisë pas heqjes dorë.
Marrëveshja e bashkëpunimit dhe roli i gjykatës. Roli i gjyqtarit të hetimeve paraprake; Roli gjyqtarit të seancës paraprake; Roli i gjyqtarit të themelit në varësi të fazës në të cilën ndodhet procesi. (sidomos në Gjykatën e Apelit ose Gjykatën e Lartë).
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
