Shkolla e Magjistraturës, më datë 19 Nëntor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me Temë: “Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin individual të konsumatorit. Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin kolektiv të konsumatorit. Praktika administrative dhe gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të së drejtës së konsumatorit në Shqipëri", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Bezart Kaçkini; Ersida Teliti
Lehtësues: Klotilda Neziri
Trajnimi synon zhvillimin dhe përditësimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve për identifikimin dhe trajtimin e mosmarrëveshjeve në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, që prekin interesat individualë dhe kolektivë të tyre, përmes analizës së kuadrit ligjor kombëtar, praktikës administrative dhe jurisprudencës përkatëse. Prezantimi i kuadrit ligjor kombëtar për mbrojtjen e konsumatorëve. Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin individual të konsumatorit. Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin kolektiv të konsumatorit. Trajtimi i ankesave të konsumatorëve në nivel administrativ. Praktika dhe vendimet e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit (KMK). Praktika gjyqësore në lidhje me vendimet e KMK-së.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimin teorik të kuadrit ligjor shqiptar për mbrojtjen e konsumatorëve me analizën dhe diskutimin e rasteve praktike.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Dallimi ndërmjet mosmarrëveshjeve që prekin interesat individualë dhe atyre që prekin interesat kolektivë të konsumatorëve, mekanizmat administrativë dhe gjyqësorë për zgjidhjen e tyre, si dhe analiza e vendimeve të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe praktika gjyqësore përkatëse.
Praktika administrative e KMK-së dhe standardet e vendosura nga jurisprudenca evropiane dhe vendase.
Kuptimi i interesit kolektiv dhe roli i shoqatave të konsumatorëve në përfaqësimin e interesave kolektive. Praktikat e padrejta tregtare: praktikat çorientuese, informacioni çorientues, praktikat agresive dhe publiciteti i padrejtë/krahasues.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.

