Shkolla e Magjistraturës zhvilloi më datë 13 nëntor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Mjetet e mbrojtjes në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Enton Dhimitri, Ervin Pollozhani

Lehtësues: Olti Skrame

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues ështe fuqizimi i kapaciteteve profesionale të magjistratëve, për të kuptuar dhe zbatuar në mënyrë të saktë, parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, lidhur me mjetet e mbrojtjes në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

Metodologjia e trajnimit u realizua nëpërmjet prezantimit të koncepteve teorike i ndërthurur me raste të jurisprudencës, si dhe me ushtrime për pjesëmarrësit.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Trajtim teorik i mjeteve të mbrojtjes në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv, sipas legjislacionit procedural civil të Republikës së Shqipërisë;

  • Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, e Gjykatës së Lartë dhe e GJEDNJ-së, lidhur me mjetet e mbrojtjes në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv;

  • Kompetenca për shqyrtimin e padisë për pavlefshmëri titulli ekzekutiv, e ankimit ndaj veprimeve, ose mosveprimeve, të përmbaruesit gjyqësor, si dhe e padisë për kërkimin e sendit nga personi i tretë;                                   

  • Padia për pavlefshmëri titulli ekzekutiv. Ankimi ndaj veprimeve, ose mosveprimeve, të përmbaruesit gjyqësor;

  • Padia për kërkimin e sendit nga personi i tretë;

  • Masat e përkohshme gjatë fazës së ekzekutimit të detyrueshëm.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të juridiksioneve të ndryshme të Republikës së Shqipërisë, dhe përmbarues shtetërorë gjyqësorë.

← Back to list