Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 Nëntor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me Temë: “Përmbajtja e urdhrit të ekzekutimit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Dashamir Kore; Altin Shkurti
Lehtësues: Anjeza Buzo
Trajnimi synon zhvillimin dhe përditësimin e njohurive ligjore për lëshimin dhe përmbajtjen e urdhrit të ekzekutimit me fokus problematikat e hasura në praktikën gjyqësore.
Kuptimi i titullit ekzekutiv dhe urdhrit të ekzekutimit. Kërkesa për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe karakteristikat procedurale të shqyrtimit të saj. Kompetenca për gjykimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.Problematika të praktikës gjyqësore lidhur me përmbajtjen dhe lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Prezantim dhe diskutim i rasteve nga jurisprudenca. Prezantim i koncepteve teorike i ndërthurur me raste të jurisprudencës. Diskutime në lidhje me problematikat e hasura në praktikën gjyqësore.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet me diskutimet në grupe, argumentimi i zgjidhjeve, paraqitja e qëndrimeve dhe ballafaqimi me jurisprudencën në lidhje me përmbajtjen e urdhrit të ekzekutimit, kërkesës për lëshimin e tyre në gjykatë si dhe karakteristikat proceduriale të shqyrtimit të tyre.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Natyra juridike e vendimit gjyqësor për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Përmbajtja e urdhrit të ekzekutimit dhe rëndësia e qartësisë, dhe saktësisë së tij për fazën e ekzekutimit.
Veçoritë e përmbajtjes së urdhrit të ekzekutimit në rastin e titujve ekzekutivë gjyqësorë. Vendimet civile të formës së prerë që përmbajnë detyrim, vendimet penale për të drejta pasurore dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit.
Veçoritë e përmbajtjes së urdhrit të ekzekutimit për titujt ekzekutivë jogjyqësorë. Aktet noteriale që përmbajnë detyrime në të holla, aktet për dhënien e kredive bankare dhe aktet për dhënien e kredive nga institucionet jobankare, kambialet, çeqet dhe letrat me urdhër që barazohen me to, si dhe aktet e tjera të parashikuara nga ligje të veçanta.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe përmbarues gjyqësorë të Republikës së Shqipërisë.

