Shkolla e Magjistraturës zhvilloi më datë 30 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Standardet ndërkombëtare të punës dhe direktivat themelore të BE-së në fushën e marrëdhënieve të punës, zbatimi i tyre nga gjykatat shqiptare”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Vojsava Osmanaj (Kola), Albana Shtylla
Lehtësues: Marko Boshku
Qëllimi i këtij trajnimi është nevoja per të nxitur aplikimin e standardet ndërkombëtare të punës në rastet e mosmarrëveshjeve gjyqësore sidomos kur normat kombëtare interpretohen ndryshe.
Metodologjia e trajnimit u realizua nëpërmjet prezantimit të koncepteve teorike i ndërthurur me raste të jurisprudencës, si dhe me ushtrime për pjesëmarrësit.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Burimet e të drejtës së punës;
Hierarkia e burimeve te se drejtes se punes. Standardet e ILO-s dhe BE-së;
Roli i Gjykatës së Lartë në zgjidhjen e konflikteve të punës dhe interpretimit përfundimtar të ligjit. Praktika dhe problematikat e ngritura nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë;
Raste nga praktika gjyqësore kombëtare dhe ajo e GJEDNJ ku janë përdorur standardet ndërkombëtare të punës;
Ngritja e çështjeve për diskutim mbi përdorimin e standardeve jo vetëm si referencë interpretative dhe për të plotësuar ligjin kombëtar, por edhe për siguruar mbrojtje.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të juridiksioneve të ndryshme të Republikës së Shqipërisë.
