Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 26 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Regjimi juridik që zbatohet për lëshimin dhe monitorimin e zbatimit të lejeve mjedisore në Republikën e Shqipërisë, në referim të ligjit nr.10448/2011. Praktika gjyqësore administrative dhe penale në çështjet që lidhen me lejet mjedisore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Aida Bushati, Gentiana Xhelili

Lehtësues: Eliora Elezi

Qëllimi i këtij trajnimi është të forcohen kapacitetet profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në interpretimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor për lejet mjedisore, monitorimin e respektimit të kushteve të tyre, si dhe në trajtimin efektiv të çështjeve administrative dhe penale mjedisore në përputhje me legjislacionin kombëtar, acquis të Bashkimit Evropian dhe praktikën gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit do të realizohet duke ndërthurur prezantimet me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetëstudimore- pyetje përgjigjje) dhe ushtrimeve me raste dhe kazuse praktike. Pjesmarrësit do të pajisen me një listë vendimesh të përzgjedhura të gjykatave kombëtare dhe atyre europiane.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Kuadri ligjor dhe institucional i lejeve mjedisore.
  • Procedurat administrative për lejet mjedisore.
  • Monitorimi dhe kontrolli i zbatimit të lejeve.
  • Kontrolli gjyqësor i lejeve mjedisore.
  • Hetimi dhe ndjekja e krimeve mjedisore. 
  • Legjislacioni dhe jursprudenca europiane.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokat shteti të Republikës së Shqipërisë.

← Back to list