Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 26 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Regjimi juridik që zbatohet për lëshimin dhe monitorimin e zbatimit të lejeve mjedisore në Republikën e Shqipërisë, në referim të ligjit nr.10448/2011. Praktika gjyqësore administrative dhe penale në çështjet që lidhen me lejet mjedisore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Aida Bushati, Gentiana Xhelili
Lehtësues: Eliora Elezi
Qëllimi i këtij trajnimi është të forcohen kapacitetet profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në interpretimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor për lejet mjedisore, monitorimin e respektimit të kushteve të tyre, si dhe në trajtimin efektiv të çështjeve administrative dhe penale mjedisore në përputhje me legjislacionin kombëtar, acquis të Bashkimit Evropian dhe praktikën gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit do të realizohet duke ndërthurur prezantimet me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetëstudimore- pyetje përgjigjje) dhe ushtrimeve me raste dhe kazuse praktike. Pjesmarrësit do të pajisen me një listë vendimesh të përzgjedhura të gjykatave kombëtare dhe atyre europiane.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Kuadri ligjor dhe institucional i lejeve mjedisore.
- Procedurat administrative për lejet mjedisore.
- Monitorimi dhe kontrolli i zbatimit të lejeve.
- Kontrolli gjyqësor i lejeve mjedisore.
- Hetimi dhe ndjekja e krimeve mjedisore.
- Legjislacioni dhe jursprudenca europiane.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokat shteti të Republikës së Shqipërisë.

