Shkolla e Magjistraturës, më datë 27 tetor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me Temë: “Kuadri ligjor dhe parimet e mbrojtjes mjedisore. Mbrojtja Mjedisore dhe të Drejtat e Njeriut. E drejta për informim në çështjet mjedisore. Regjimi juridik shqiptar për mbrojtjen e mjedisit. Mbrojtja kushtetuese e mjedisit. Harmonizimi me Direktivat e BE-së”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Elvana Çiçolli; Aida Bushati 

Lehtësues: Ina Barjamaj  

Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajnimi synon të thellojë njohuritë teorike dhe praktike të magjistratëve mbi kuadrin juridik kombëtar dhe europian për mbrojtjen e mjedisit, mekanizmat e zbatimit të tij, si dhe rolin e gjykatave dhe prokurorisë në garantimin e respektimit të legjislacionit mjedisor. Në kushtet e rritjes së sfidave mjedisore dhe të procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire të Bashkimit Europian, njohja e instrumenteve juridike për mbrojtjen e mjedisit përbën një element thelbësor për ushtrimin efektiv të funksioneve gjyqësore dhe të ndjekjes penale.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Kjo temë synon të analizojë lidhjen ndërmjet mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut, duke trajtuar tema të ndryshme si: 

  • Kuadri ligjor dhe parimet themelore të mbrojtjes mjedisore.

  • Mbrojtja e mjedisit në kontekstin e të drejtave të njeriut dhe jurisprudencën përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • E drejtëa për informim dhe për akses në informacionin mjedisor, sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • Regjimi juridik shqiptar për mbrojtjen e mjedisit dhe garancitë kushtetuese për mbrojtjen e tij.

 Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.

← Kthehu te lista