Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës miratoi publikimin e listës pjesore të kandidatëve për magjistratë (profili Gjyqtar dhe Prokuror) të dërguar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas verifikimit të pasurisë dhe figures. Kandidatët do të pranohen në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2022 – 2023, në Shkollën e Magjistraturës, si më poshtë.
Nr. | Emër Mbiemër | Profili i zgjedhur |
1. | Susana Cena | Kandidat për gjyqtar |
2. | Anisa Giu | Kandidat për prokuror |
Shkolla e Magjistraturës është në pritje të vendimmarrjeve të tjera nga ana e dy Këshillave, për miratimin e kandidatëve të tjerë fitues, emrat e të cilëve do të publikohen në ditët në vijim.