
Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me UNCTAD, në datat 20 dhe 21 janar 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Çështjet e konkurrencës në sektorët e rregulluar, sektorët e rregulluar dhe parimi i konkurrencës së lirë, aksesi në treg, konkurrenca dhe çmimet e përcaktuara, diskutimi i rasteve praktike në fushën e energjisë dhe telekomunikacionit. Çështjet e konkurrencës në tregun digjital, natyra e tregut digjital, pozitat dominuese, kontrolli i grupimeve, balanca midis konkurrencës dhe zhvillimit teknologjik, diskutimi i rasteve praktike.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Mercedes Pedraz, Divizioni i procedimeve administrative të Gjykatës së Lartë Kombëtare të Spanjës; François Souty, Ish Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës, DGCCRF, France; Aida Gugu, Pedagoge e Brendshme e SHM; Rezana Konomi, Anëtare, Autoriteti i Konkurencës së Shqipërisë.
Lehtësues: Adrian Shega, Gjyqtar
Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Të rriten njohuritë dhe kompetencat e magjistratëve në zbatim të ligjit për konkurrencën duke njekur dhe analizuar praktikat më të mira europiane në këtë fushë. Të kuptohet roli dhe hapësira e veprimit të gjykatave në gjykimin e çështjeve që përfshijnë shkeljen e konkurrencës, qofshin ato të natyrës administrative apo penale. Të evidentohen vështirësitë e zbatimit të rregullave komplekse të konkurrrencës nga ana e gjykatës si edhe të diskutohet bashkëveprimi dhe ndarja e detyrave midis Autoritetit të Konkurrencës dhe gjykatave në adresimin e sjelljeve kundër konkurrencës.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Qëllimi i rregullave të konkurrencës dhe roli i AK
- Shkeljet e konkurrencës sipas ligjit dhe praktikës
- Marrëveshjet e ndaluara
- Abuzimi me pozitën dominuese
- Kontrolli i përqëndrimeve
- Procedurat Hetimore- inspektimi i shoqërive
- Masat e përkohshme/gjobat
- Lëhtësimi i masave /gjobave
- Vendimet dhe ankimi i tyre
- Kuadri ligjor për mbrojtjen e kokurrencës në RSH
- Roli i MSA në linjëzimin e rregullave të-së konkurrencës me ato të BE-së
- Rishikimi kushtetues i çështjeve të konkurrencës
- Rishikimi administrative i çështjeve të konkurrencës
- Kufijtë e rishikimit gjyqësor të vendimeve të AK
Në këtë aktivitet trajnues morë pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.




