Në prag të ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve mbajtën në Shkollë shfaqjen e filmit dokumentar francez “My Brother” që tregon sfidat dhe sukseset e rehabilitimit dhe riintegrimit brenda sistemit të drejtësisë për të miturit.

 

Aktivitetin e përshëndetën Znj. Borana Mustafaraj, Këshilltare Akademike e Shkollës së Magjistraturës, Znj. Klaudia Hasanllari dhe Znj. Sylvie Le Blavec, eksperte franceze e fushës.

 

Pas shfaqjes së filmit dokumentar u zhvillua një bashkëbisedim me pjesëmarrësit ku u dhanë komente dhe mendime për dokumentarin si dhe mesazhe ndërgjegjësimi në lidhje me rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve në konflikt me ligjin, me theks tek arsimi dhe përfshirja sociale si themeli i një sistemi të drejtësisë gjithëpërfshirëse dhe miqësore për të miturit.

← Back to list