Shkolla e Magjistraturës, më datë 24 prill 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Lirimi me kusht. Roli dhe bashkëpunimi mes institucionit të prokurorisë, gjykatës, shërbimit të provës, burgjeve, policisë dhe komunitetit. Nevoja e vlerësimit dhe studimit të ndikimit të lirimit me kusht në komunitet dhe në recedivizëm. Vlerësimi i faktorëve individualë, të faktorëve sociale, të sjelljes së të dënuarit në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe marrëdhënies autorë- viktimë në raportin e vlerësimit të shërbimit të provës. Roli i raportit të vlerësimit në procesin penal. Dallimet në zbatimin e Institutit të "Lirimit me kusht" ndaj të dënuarit madhor dhe të miturit në konflikt me ligjin. Zëvendësimi i pjesës së pakryer të dënimit si një risi në legjislacionin penal të drejtësisë për të mitur”.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspert: Florian Kalaja
Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Kuptimi dhe analiza teorike dhe praktike e lirimit me kusht tek dënimi me burgim, për të miturit dhe madhorët, dhe tek dënimi me burgim të përjetshëm i madhorëve meshkuj.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe analizuan:
- Lirimi me kusht për dënimin me burgim;
- Të miturit
- Madhorët
- Ndalesat kategorike të lirimit me kusht;
- Ndalesat subjektive
- Ndalesat objektive
- Lirimi me kusht për dënimin me burgim të përjetshëm;
- Ndalesat objektive
- Ndalesat subjektive
- periudha ligjore e sigurisë;
- periudha gjyqësore e sigurisë;
- ekzekutimi i lirimit me kusht;
- revokimi i lirimit me kusht
Refleksione mbi jurisprudencën e GJEDNJ, GJK dhe GJL mbi lirimin me kusht dhe vështrime jurisprudenciale dhe ligjore krahasimore të lirimit me kusht.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe kancelarë gjykatash të Republikës së Shqipërisë.
