Shkolla e Magjistraturës, më datë 9 prill 2026,  në bashkëpunim me Qëndrën për Nisma Ligjore (QNL), zhvilloi aktivitetin trajnues me temë:“Ndalimi i diskriminimit në ligjin ndërkombëtar, evropian dhe shqiptar. Standardet dhe barra e provës. Marzhet e vlerësimit. Arsyetimi i vendimit nga gjykata. E drejta e ankimimit”,  pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Robert Gajda, Fiona Papajorgji, si ekspertë të Shkollës së Magjistraturës dhe Aurela Anastas si eksperte e QNL-së.

Qëllimi i këtij trajnimi është: Kuptimi i specifikave dhe veçantive të çështjeve me objekt diskriminimin, nëpërmjet praktikave të gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. Ndikimi i jurisprudencës së GJEDNJ në vendimmarrjen e GJK;
  • Standardet dhe barra e provës, si dhe praktika e GJEDNJ mbi ndalimin e diskriminimit si dhe mbi natyrën e KMD;
  • Përkeqësimi i dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje për shkak të ndërthurjes me diskriminimin;
  • Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit nga jurisprudenca e GJK.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë si dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.

← Back to list