Shkolla e Magjistraturës, më datë 23 prill 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë:“Përgjegjësia penale e personave juridikë. Elementët për evidentimin  e kësaj lloj përgjegjësie penale, ndërthurja me përgjegjësinë penale të personit fizik, dënimi kryesor dhe dënimi plotësues. Kundërvajtja administrative dhe kundërvajtja penale. Elementët e tyre, ndërthurja mes gjykimit penal dhe atij administrativ. Efekti i gjykimit administrativ në gjykimin penal dhe atij administrativ në gjykimin penal".

Ky aktivitet u drejtua nga:

Ekspertë: Sokol Pina, Gentian Hamiti

Lehtësuese: Lutfie Celami

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: 

  1. Evidentimi, analizimi dhe diskutimi i problematikave që lidhen me paqartësinë e parashikimeve ligjore;
  2. analizimi i jurisprudencës dhe problematikave të konstatuara;
  3.  përmirësimi i aftësive teorike dhe praktike në trajtimin e rasteve.

Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe analizuan: 

  1. Përgjegjësia penale e personit juridikë. Elementët për evidentimin e kësaj lloj përgjegjësie penale, ndërthurja me përgjegjësinë penale të personit fizik, dënimi kryesor dhe dënimi plotësues;
  2. kundërvajtja administrative dhe kundërvajtja penale. Elementët e tyre, ndërthurja me gjykimit penal dhe atij administrativ;
  3. paraqitja e rasteve te praktikes gjyqësore mbi trajtimin e përgjegjësisë së personave juridikë, kryesisht ajo e Gjykatës së Lartë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.

← Back to list