Shkolla e Magjistraturës, më datë 22 janar 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Personat juridik në cilësinë e të pandehurit. Përfaqësimi i personit juridik dhe veçoritë dhe probleme të praktikës gjyqësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspert: Erion Bani

Lehtësues: Ylli Pjetërnikaj

Qëllimi i këtij trajnimi është: të ofrojë një kuptim të thelluar për rolin e personave juridikë në cilësinë e të pandehurit në proceset gjyqësore, duke shqyrtuar aspektet ligjore dhe praktikat e përfaqësimit të tyre gjatë procedurave gjyqësore. Trajnimi fokusohet në analizën e veçorive të përgjegjësisë penale të personave juridikë, si dhe në sfidat dhe problematikat që lidhen me përcaktimin e fajit dhe dënimin e këtyre subjekteve. Gjithashtu, trajnohen mekanizmat ligjorë të përfaqësimit të personave juridikë në gjyq, duke diskutuar praktikat dhe çështjet që mund të lindin gjatë procesit gjyqësor, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të pajisur me njohuri dhe aftësi për të trajtuar këto raste në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Përgjegjësia penale e personit juridik rrjedhur nga veprat penale të veprimtarisë ekonomike dhe raporti logjik me përgjegjësinë penale të personit fizik për veprën penale të ndodhur.
  • Përmbajtja e koncepteve “në emër e për dobi”, çështjet e dënimeve dhe praktika jonë gjyqësore.
  • Dënimi penal dhe efikasiteti i tij i tërthortë përmbi personat fizikë.
  • Mbyllja e veprimtarisë së personit fizik si dënim penal dhe ndikimi që ai ka përmbi riorganizimin e personit juridik nga të njëjtët përsosna fizikë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.

Quiz: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/22-janar-personat-juridik-ne-cilesine-e-te-pandehurit-perfaqesimi-i-personit-juridik-dhe-vecorite-dhe-probleme-te-praktikes-gjyqesore/

← Back to list