Shkolla e Magjistraturës, më datë 18 nëntor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Provat elektronike ne procesin civil. Llojet e provave. Përdorshmëria dhe fuqia e tyre provuese. Trajtimi i provës elektronike sipas praktikes shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Flutura Kola (Tafaj) 

Lehtësues: Alban Brati

Qëllimi i këtij trajnimi është: Përdorshmëria e provave elektronike në procesin gjyqësor civil si dhe fuqia provuese e tyre është një nga sfidat aktuale procedurale që ndeshet në praktikën gjyqësore shqiptare. Trajnimi  synon të japë kuptimin e provës elektronike dhe të analizojë përdorshmërinë e saj në procesin gjyqësor civil në raport me parimin e tipicitetit të provës sipas jurisprudencës shqiptare. Analiza e lidhjes mes elementeve teknikë kompjuterikë të një prove elektronike dhe mënyrës së përshfaqjes së tyre në letër në mënyrë që kjo provë jo vetëm të bëhet lehtësisht e përdorshme në procesin gjyqësor, por edhe të garantojë origjinalitetin dhe vërtetësinë e saj, është një tjetër aspekt thelbësor në fokus të trajnimit. 

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Prova elektronike. Përkufizimi i provave elektronike. Kuptimi i provës elektronike/ dokumenti elektronik si një nga llojet e provës elektronike. Përdorshmëria dhe fuqia e tyre provuese. Llojet e provave. 
  • Dokumenti elektronik. Përkufizimi/kuptimi. Kufizimet e përdorimit. Struktura (pjesët përbërëse) dhe forma e brendshme dhe e jashtme e dokumentit elektronik. Cilësia dokumentare dhe vlefshmëria ligjore e dokumentit elektronik. Uniciteti i dokumentit elektronik.
  • Identifikimi i autorit të dokumentit elektronik/nënshkrimi elektronik kuptimi i tij. Klasifikimi i nënshkrimeve elektronike dhe dallimi midis tyre. Certifikatat e nënshkrimit elektronik/vulave elektronike. Shërbimet e besuara, kuptimi i tyre ndarja dhe klasifikimi në shërbimet të besuara dhe shërbimet të besuara të kualifikuara.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shtetit të Republikës së Shqipërisë.

← Back to list