
Shkolla e Magjistraturës, më datë 4 prill 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Veprat penale të kryera nga zyrtarët dhe ish zyrtarët e nivelit të lartë”.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Saida Dollani, Miliana Muça
Lehtësues: Julian Çafka
Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi dhe plotësimi i njohjeve ekzistuese, me referimin veçanërisht në përkufizimin e fenomenit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetëror, si dhe diskutimi i rasteve praktike të hetimit dhe gjykimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetëror.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Ofrimi i kuadrit ligjor kombëtar përkufizues i zyrtarëve të lartë publik;
- thellimi dhe plotësimi i njohjeve ekzistuese, me referimin veçanërisht në përkufizimin e fenomenit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetëror;
- analizimi i kuadrit ligjor ndërkombëtar ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, me shikimin e posaçëm tek zyrtarët e lartë shtetëror;
- zyrtarët e lartë, interpretimi i ligjit penal material për këtë term dhe termat analog;
- kompetenca funksionale për gjykimin e veprave penale të kryera nga funksionarët/zyrtarët shtetërore dhe ish funksionarët;
- interpretimi i termit “funksionar i lartë shtetëror’, i përdorur në nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal;
- imuniteti i zyrtarëve të lartë, vështrim krahasues. Imuniteti ndaj juridiksioneve të huaja. Parashikimi në të drejtën e brendshme.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.


