
Shkolla e Magjistraturës, më datë 7 janar 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Kompetencat e drejtuesit të prokurorisë në drejtim të mirëfunksionimit dhe administrimit të prokurorisë. Detyrimet e drejtuesit të prokurorisë në mënyrë të veçantë për sa i përket procesit të shpërndarjes së çështjeve prokurorëve si dhe sistemit të menaxhimit të çështjeve, rolit të tij si garantues i udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, si mbikëqyrës i standardit të etikës dhe rregullave të sjelljes", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspert: Kreshnik Ajazi
Lehtësues: Gazmend Frëngu
Qëllimi i këtij trajnimi është: forcimi i rolit dhe kapaciteteve të drejtuesit të prokurorisë në garantimin e mirëfunksionimit, administrimit efikas dhe integritetit institucional të prokurorisë, përmes ushtrimit korrekt të kompetencave ligjore, sigurimit të një shpërndarjeje transparente dhe të paanshme të çështjeve, menaxhimit efektiv të sistemit të çështjeve, zbatimit të njëtrajtshëm të udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm dhe mbikëqyrjes së standardeve të etikës dhe rregullave të sjelljes, me synim rritjen e profesionalizmit dhe besimit të publikut në sistemin e prokurorisë.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Kompetenca dhe roli i prokurorit titullar. Tërheqja e çështjeve për hetim nga Drejtuesi i Prokurorisë dhe kompetenca e tij në aspektin administrativ të mbarëvajtjes së punës.
- Prokurori më i lartë sipas Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit Nr. 97/2016. Vendimi i Zëvendësimit të prokurorit dhe disponimi mbi kryerjen dhe heqjen dorë nga ankimi për çështje konkrete.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë prokurorë të Republikës së Shqipërisë.




