Shkolla e Magjistraturës zhvilloi ne kuadër te trajnimit vazhdues, në bashkëpunim me GIZ, aktivitetin trajnues  rajonal me temë: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Format e kryerjes së krimit të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, metodat e gjurmimit/hetimit dhe instrumentat e ndihmës së ndërsjelltë juridike në funksion të hetimit . Raste të praktikës gjyqësore. Problematikat dhe sfidat në luften kunder krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, përmes sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë si produkt i veprimtarisë së dyshuar kriminale". Eksperte në këtë trajnim Znj. Tereza Merkaj, Znj. Esmeralda Cami dhe Znj. Enkeleda Millonai ndanë së bashku me pjesmarrësit, gjyqtarë dhe prokurorë, aspektet kryesore teorike dhe problematikat e hasura me shpesh ne praktikë rreth kësaj tematike.

← Back to list