
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 8 Janar 2024 aktivitetin trajnues me temë:
“ Mbivendosja e masave të sigurimit në fazën e ekzekutimit. Përllogaritja e tyre”.
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspert: Valbon Çekrezi
Ekspert: Genti Dokollari
Lehtësues: Mediana Meta
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është identifikimi i rasteve të mbivendosjes së masave të sigurimit; mënyra e përllogaritjes së afateve të tyre për efekt të kohëzgjatjes, apo dënimit si dhe identifikimi i rasteve të mbivendosjes së masave të sigurimit dhe praktika gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë dhe apelit.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Mbivendosja e masave të sigurimit gjatë hetimit/gjykimit.
- Mbivendosja e masave të sigurimit gjatë vuajtjes së një dënimi me burgim.
- Trajtimi i jurisprudencës se Gjykatës së Lartë dhe gjykatave të apelit në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e nenit 250 te K.Pr.Penale.



