Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 7 Shkurt 2024 aktivitetin trajnues me temë: 

“Gjykimi në mungesë në seancë paraprake dhe në themel dhe kriteret ligjore të zbatimit te tij. Gjykimi në mungesë si shkaku ligjor i rigjykimit nëpërmjet rivendosjes dhe rishikimit. Zbatimi i diferencuar dhe problematikat e evidentuara në praktikën gjyqësore.”

 

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Genti Dokollari

Ekspert: Gerd Hoxha

Lehtësues: Denis Hyka

 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është të analizojë gjykimin në mungesë në seancë paraprake dhe në themel dhe kriteret ligjore të zbatimit te tij, si dhe gjykimin në mungesë si shkak ligjor i rigjykimit nëpërmjet rivendosjes dhe rishikimit dhe zbatimit tw diferencuar dhe problematikat e evidentuara në praktikën gjyqësore. 

 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  1. E drejta e të pandehurit për të marrë pjesë në gjykim dhe dëgjuar personalisht si e drejtë themelore;
  2. Gjykimi në mungesë gjatë gjykimit në themel të çështjes;
  3. Gjykimi pa pjesëmarrjen e vullnetshme të të pandehurit sipas nenit 351 të K.Pr.Penale;
  4. Gjykimi në mungesë i të pandehurit, sipas nenit 352 te K.Pr.Penale;
  5. Gjykimi në mungesë i të pandehurit, kur ai nuk gjendet, sipas nenit 352/1 të K.Pr.Penale;
  6. Gjykimi në mungesë i të pandehurit, kur ai i fshihet drejtësisë, sipas nenit 352/2 të K.Pr.Penale;
  7. Gjykimi në mungesë i të pandehurit, kur ai ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe ekstradimi i tij është i pamundur, sipas nenit 352/3 i K.Pr.Penale;
  8. Gjykimi në mungesë në seancë paraprake;
  9. Rivendosja ne afat;
  10. Raste praktike.

← Back to list