Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 12 Janar 2024  aktivitetin trajnues me temë: 

“Standardet e provës në këndvështrimin krahasues, mes procesit penal dhe civil”.

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Henrik Ligori

Ekspert: Vangjel Kosta

Lehtësues: Gentian Habazaj

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është të parashtrojë në këndvështrim krahasues dallimet në proçeset penale, administrative dhe civile, të standarteve të proves. Fuqia detyruese apo provuese e një vendimi gjyqësor civil ndaj gjykimit të mosmarrëveshjeve të tjera, vlera e provave të administruara në një process civil/ penal në gjykimin e mëvonshëm civil.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Cili është qëllimi i një padie për shpërblim dëmi dhe a dallon me qëllimin e dënimit penal, për një krim që përbën edhe fakt të paligjshëm civil?
  • Rregullat e provës në procedurën civile, normojnë ndonjë standard që duhet arritur që pretendimi i njërës prej palëve të quhet i provuar?
  • Ligjet shkencore probabilistike: Probabiliteti statistikor & probabiliteti logjik
  • Koncepti i “diskrecionit” dhe “vlerës objektive të të provuarit” në sistemin anglo-sankson dhe krahasimi me sistemin tonë procedurial.
  • Ç’është koncepti objektiv  i vlerësimit të provës etj.

← Back to list