Shkolla e Magjistraturës, më datë 19 tetor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me Temë:  “Problematika që lidhet me trashëgiminë ligjore dhe testamentare” pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Artan Hajdari; Enton Dhimitri 

Lehtësues: Arbana Selmanaj

Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajnimi synon aftësimin e gjyqtarëve për çështjet me objekt paditë me natyrë trashëgimie duke interpretuar drejt kriteret e vendosura nga ligji për problematikat që lidhen me trashëgiminë ligjore dhe testamentare. Trajtohen çështje si: Zotësia për të trashëguar; Përjashtimi nga trashëgimia dhe rezerva ligjore; Të drejtat e trashëgueshme në kuptim të nenit 332 të Kodit Civil. Interpretimi dhe vlerësimi i tyre gjatë procesit gjyqësor për efekt të kalimit procedural sipas nenit 199 të K.Pr.Civile. 

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Praktika gjyqësore në lidhje me: a) Cënimin e rezervës ligjore (fëmijët e mitur dhe trashëgimtari i paaftë për punë); b) Kompetenca lëndore e gjykatës në paditë me objekt kundërshtimin e akteve të noterit për refuzimin e lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë ligjore apo testamentare; c) Disponimet testamentare të pavlefshme. 

  • Praktika gjyqësore në lidhje më fëmijët e mitur të trashëgimlënësit osë trashëgimtarët e tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim në interpretim të neneve 360, 361 dhe 379 të Kodit Civil. Padia për kërkimin e trashëgimit dhe raporti me padinë për kërkimin e sendit.  Praktika gjyqësore në lidhje me rrethin e trashëgimtarëve të tjerë të paaftë për punë që gëzojnë rezervën ligjore në interpretim të neneve 360, 361, 363, 371 dhe 379 të Kodit Civil. 

  • Çfarë natyre ka dëshmia e trashëgimisë? A “goditet” dëshmia e trashëgimisë në rrugë gjyqësore në rast se po cila është rruga e duhur? Në rast se ndodhemi përballë kërkimit me objekt pavlefshmërinë e dëshmisë së trashëgimisë, si kërkim i ngritur më vete apo i shoqëruar me padinë e kërkimit të trashëgimit, cila do të ishte vendimmarrja e gjyqtarit? Çfarë natyre ka padia për zgjidhjen e pasojave që vijnë nga disponimet testamentare të pavlefshme?

 Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.

← Back to list