Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 16 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë:“Programi i mentorimit në Shkollën e Magjistraturës: Trajnim i mentorëve gjyqtarë/prokurorë, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë:
Z. Arben Isaraj, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, Koordinator për praktikën profesionale
Z. Sokol Berberi, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar
Znj. Nurjeta Pogaçe, pedagoge e brendshme në Shkollën e Magjistraturës nga radhët e magjistratëve
Lehtësues
Znj. Borana Mustafaraj, Drejtore e Drejtorisë së Formimit Profesional në Shkollën e Magjistraturës
Qëllimi i këtij trajnimi janë sfidat që hasen në programin e mentorimit: ndryshimet dhe fokusi në trajnimin e mentorëve për vitin akademik 2026-2027.
Metodologjia e trajnimit u ndërtua mbi kombinimin e prezantimeve tematike, diskutimit të orientuar dhe ushtrimeve praktike.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Kuadri konceptual dhe institucional i mentorimit: Aktorët kyç dhe përgjegjësitë;
Gjyqtari/prokurori në rolet e mentorit dhe të vlerësuesit: harmonizimi i këtyre roleve për zhvillimin e kompetencave dhe arritjen e objektivave të programit të mentorimit;
Unifikimi i praktikave dhe standardeve për zhvillimin e programit të mentorimit: ndërthurja e detyrimeve ligjore me metodikat e praktikës profesionale;
Vlerësimi i kandidatëve në programin e mentorimit: vlerësimi si instrument motivimi dhe drejtimi për zhvillimin e kompetencave dhe objektiviteti; praktikat e mira.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.
