• Ceremonia e 3 vjetorit të Miratimit të Amendamenteve Kushtetuese,  22 korrik 2019

Me rastin e 3 vjetorit të miratimit të amendamenteve kushtetuese që celën siparin e Reformës në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës, bashkërisht, organizuan një ceremoni kremtuese të këtij 3 vjetori, ku ishin të ftuar drejtues të institucioneve kryesore të drejtësisë, përfaqësues të institucioneve më të larta të Bashkimit Evropian, përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendase, si dhe trupi diplomatik në Shqipëri. Gjatë aktivitetit përshëndetën me fjalimet përkatëse drejtuesit e institucioneve të reja të krijuara të drejtësisë dhe përfaqësues ndërkombëtar që bënë të mundur zbatimin e Reformës në Drejtësi. Njëkohësisht, në mbyllje të aktivitetit u realizua edhe ceremonia e betimit të magjistratëve të rinj të sapoemeruar.

← Back to list