Firence, Itali  11-12 Maj 2017

Me ftesë të Universitetit të Firences, Departamentit të Shkencave Juridike, Drejtori i Shkollës, Z. Sokol Sadushi është ftuar të mbajë një kumtesë dhe të marrë pjesë në punimet e Konferencës Shkencore “Kultura Juridike dhe Reforma Kushtetuese në Shqipëri – Itinerare dhe prospektiva ndërmjet modeleve evropiane dhe specifikat kombëtare”.  Konferenca shkencore zhvillohet edhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali.

Në konferencë do të trajtohen nëntema të ndryshme të kësaj fushe dhe më konkretisht:

-          Një shekull kulturë juridike italo-shqiptare

-          Organizimi, pushtetet dhe roli i Këshillit të Lartë të Magjistraturës në Shqipëri

-          Modeli Italian i vetëqeverisjes së magjistraturës

-          Organizimi, pushtetet dhe roli i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Shqipëri

-          Të rejat dhe sfidat e funksionimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në procedimet disiplinare të gjyqtarëve

-          Perspektiva e avokaturës

 

  

 

← Back to list