• Trajnimi mbi rregullat e konkursit të pranimit për vitin akademik 2020-2021

Në datat 8 – 9 qershor 2020 Shkolla e Magistraturës zhvillon një trajnim mbi rregullat e provimit te pranimit. Trajnimi konsiston në njohjen e rregullave të fazës së parë të provimit dhe plotësimin e fletës së scantron, si dhe njohje e përgjithshme me rregullat e fazës së dytë të provimit, të testit profesional.

Për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe në përputhje me udhëzimet mbi marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, këto trajnime janë ndarë në grupe të vogla në auditor, në ambietet e Shkollës së Magjistraturës dhe onlinë me aplikacionin e vënë në dispozicion nga Shkolla. Të gjithë pjesëmarrësit që e ndjekin online u është krijuar mundësia të drejtojnë të gjitha pyetjet dhe paqartësitë në lidhje me provimin e pranimit nëpërmjet këtij aplikacioni.

Për t’u njohur sa më qartë me këto rregulla dhe për t’u njohur me plotësimin e fletës së scantron, Shkolla e Magjistraturës po ju vë në dispozicion vidoen si më poshtë:

Video: http://moodle.magjistratura.edu.al/mod/resource/view.php?id=3199

← Back to list