
- Faza e Parë e Konkursit të Pranimit për vitin akademik 2019-2020
U zhvillua sot më datë 24 prill 2019 faza e parë (Testi Scan Tron) e Konkursit të Pranimit në Formimin Fillestar për kandidatët për magjistratë dhe kandidatët për këshilltarë e ndihmës ligjorë. Testimi u zhvillua në Hollin e Pallatit të Kongreseve.
Testimi u zhvillua për 249 konkurentë që u paraqitën për tu testuar dhe zgjati dy orë e gjysëm. I gjithë procesi u zhvillua në kushtet e transparencës dhe objektivitetit, i mbështetur njëkohësisht nga përfaqësues të institucioneve kryesore ndërkombëtare, që janë partnerë të Shkollës së Magjistraturës, të cilët kryen monitorimin e sallës dhe të konkurentëve gjatë zhvillimit të testimit.
