FTESË PËR PJESËMARRJE

Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Misionin EURALIUS V organizon më datë 10 dhjetor 2019, ora 15.00 – 17.00 një aktivitet ndërgjegjësues me nëpunësit e administratës publike, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit dhe të këshilltarit dhe ndihmësit ligjor në Republikën e Shqipërisë, si dhe njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjor.

Aktiviteti do të organizohet në mjediset e EUROPE HOUSE, TIRANË.

Adresa: Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë.

Jeni të mirëpritur!

← Back to list