
FTESË PËR PJESËMARRJE
Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Misionin EURALIUS V organizon më datë 16 dhjetor 2019, ora 14.30 – 16.30 një aktivitet ndërgjegjësues me avokatët, noterët, si dhe profesionet e tjera të lira, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit dhe të këshilltarit dhe ndihmësit ligjor në Republikën e Shqipërisë, si dhe njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjor.
Aktiviteti do të organizohet në mjediset e EUROPE HOUSE, TIRANË.
Adresa: Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë.
Jeni të mirëpritur!
