Ftesë për pjesëmarrje

Shkolla e Magjistraturës Shqiptare dhe Projekti AICS/CSM “Mbështetje e Shkollës së Magjistraturës Shqiptare në kuadër të procesit të reformes kushtetuese”, në bashkëpunim me Univeristetin e Bolonjës dhe Projektin EURALIUS V organizon në datën 5 dhjetor 2019, ora 16.30, pranë Univeristetit të Bolonjës ‘Palazzo Marescotti Brazzetti’, Via Barberia 4, një takim me studentë të juridikut dhe avokatë shqiptarë që jetojnë në Itali, me qëllim prezantimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe mundësinë për të ndjekur trajnimin filletar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj në adresen e emailit: info@magjistratura.edu.al

← Back to list