NJOFTIM

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë rishpall vakant një vend për pedagog të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, brenda datës 31.5.2018, kërkesën e tyre dhe dokumentet bashkëngjitur.                                              

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve fitues janë të përcaktuara në nenin 264, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës:

Ligji parashikon se pedagogët e brendshëm zgjidhen nga radhët e juristëve më të shquar,

·         me eksperiencë mbi 15-vjeçare si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe

·         me eksperiencë mësimdhënëse si pedagogë të brendshëm në sistemin universitar ose si pedagogë të jashtëm e të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, me eksperiencë mbi 10 vjet.

Kandidati për pedagog të brendshëm preferohet të jetë profesionist i spikatur në fushën penale.

Çdo aplikant duhet të marrë te sekretaria e Shkollës, numrin e regjistrimit në protokoll të kërkesës për aplikim.

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës

 

← Back to list