Më datë 22 Prill 2022, në ambjentet e Pallatit të Koncerteve (ish Pallati Kongreseve), u zhvillua faza e parë e provimit të pranimit në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2022 – 2023. Për këtë fazë, 346 kandidatë përmbushnin kriteret ligjore për konkurim në profilet gjyqtar, prokuror, këshilltar dhe ndihmës ligjor. 316 kandidatë u paraqitën në provim dhe 131 prej tyre morën minimumin e pikëve të nevojshme, 60 %, për të kaluar në fazën e dytë të provimit të pranimit.
Faza e dytë e provimit të pranimit, Testi Profesional, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 Prill 2022, ora 08:00, pranë ambjenteve të Pallatit të Koncerteve.
Ju urojmë suksese!
Shënim: lista e renditjes së kandidatëve fitues të fazës të parë të provimit të pranimit për në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2022-2023, është e renditur sipas rendit alfabetik.
