SHKOLLA E MAGJISTRAURES
 

NJOFTIM

Sot, më datë 19 Prill 2021, në ambjentet e Pallatit të Koncerteve (ish Pallati Kongreseve), u zhvillua faza e parë e provimit të pranimit në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2021 – 2022. Për këtë fazë, 273 kandidatë përmbushnin kriteret ligjore për konkurim në profilet gjyqtar, prokuror, këshilltar dhe ndihmës ligjor. 258 kandidatë u paraqitën në provim dhe 121 prej tyre morën minimumin e pikëve të nevojshme, 60 %, për të kaluar në fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit, Testi Profesional, do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22 Prill 2021, ora 08:00, pranë ambjenteve të Pallatit të Koncerteve.

Ju urojmë suksese!

← Back to list