SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

Sot, më datë 15 maj 2019, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës miratoi listën e renditjes së kandidatëve me rezultatet përfundimtare të shpallura nga Komisioni i Vlerësimit të Testit profesional dhe nga Komisioni i Vlerësimit të Shëndetit Mendor dhe Psikologjik të provimit të pranimit për vitin akademik 2019-2020.

Këshilli Drejtues, pasi u njoh me Raportin mbi zhvillimin e provimit të pranimit për vitin akademik 2019-2020, të prezantuar nga Drejtori i Shkollës, z. Sokol Sadushi, e vlerësoi maksimalisht të gjithë procesin e organizimit të provimit, të zhvilluar në zbatim të rregullave ligjore, me një objektivitet dhe transparencë të plotë, duke siguruar anonimatin e konkurrentëve dhe garantuar kushtet e barabarta të konkurrimit, me synim pasjen e kandidatëve sa më cilësorë.  

Ky proces u monitorua në mënyrë të vazhdueshme, nga fillimi e deri në përfundim, edhe nga partnerët ndërkombëtarë, si: Delegacioni i Bashkimit Europian, Këshilli i Europës, OPDAT-i, Ambasada Franceze etj. dhe, në veçanti, nga Misioni EURALIUS V, që me përfaqësuesit e tij ishte pjesë e komisioneve të administrimit dhe monitorimit të provimit, si dhe nga OSBE-ja, që administroi kutitë me zarfet e provimit dhe me emrat e konkurrentëve.

Në respektim të ligjit, Shkolla e Magjistraturës publikon sot, më datë 15 maj 2019, listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve, sipas rezultateve të provimit, duke treguar numrin maksimal të kandidatëve, të renditur sipas rezultateve më të larta dhe që mund të pranohen në Programin e Formimit Fillestar, në përputhje me numrin e vendeve vakante të përcaktuara nga vendimmarrja e Këshillave.

Lista e konkurrentëve, pas publikimit në faqen e Shkollës së Magjistraturës, i dërgohet respektivisht Këshillit të Lartë Gjyqësor, për konkurruesit që kanë zgjedhur profilin e gjyqtarit dhe të këshilltarit dhe ndihmësit ligjor në fazën e aplikimeve, si dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për konkurruesit që kanë zgjedhur profilin e prokurorit.

Kandidatët sipas profileve përkatëse, përpara se të pranohen në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, do t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë dhe figurës nga Këshillat.

Deri në datën 5 shtator, Këshillat do të vendosin pranueshmërinë e kandidatëve, bazuar në informacionin që kanë marrë për rezultatet e verifikimit të pasurisë dhe figurës së tyre. Pas përfundimit të verifikimit të pasurisë dhe figurës, Këshillat do të miratojnë dhe publikojnë në fund të muajit shtator, listën përfundimtare të kandidatëve magjistratë, që pranohen në Shkollën e Magjistraturës, në Programin e Formimit Fillestar.

LISTA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE PËR MAGJISTRATË PROFILI GJYQTAR & PROKUROR SI DHE KËSHILLTAR LIGJOR & NDIHMËS LIGJOR PËR VITIN AKADEMIK 2019 - 2020    

Nr.Emër MbiemërProfili i zgjedhur
1Albert KerajGjyqtar
2Vladimir CjapiGjyqtar
3Ledio SaliGjyqtar
4Gladiola BreguGjyqtar
5Dorina StrokaGjyqtar
6Klarent DemiriGjyqtar
7Suada KurtiGjyqtar
8Orgent NazajGjyqtar
9Edison TatoshajGjyqtar
10Eduart QehajaGjyqtar
11Sokol MaraGjyqtar
12Albana MisjaGjyqtar
13Megi StrakoshaGjyqtar
14Rudi LazeGjyqtar
15Nertil DushkuGjyqtar
16Elton FrashëriGjyqtar
17Ina BajramajGjyqtar
18Dajana NdrejaGjyqtar
19Dejvi ÇelçimaGjyqtar
20Aurora AlimadhiGjyqtar
21Ardiola ÇelaGjyqtar
22Elis DineGjyqtar
23Emin LushaGjyqtar
24Ermelinda FejzoGjyqtar
25Eva HyskoGjyqtar
26Emirjana DimoGjyqtar
27Gentiana ShukullariGjyqtar
28Lirëza SinollariGjyqtar
29Ndriçim HalilajProkuror
30Alisa SpahjaProkuror
31Matilda FetauProkuror
32Denis HykaProkuror
33Matilda PezaProkuror
34Blerina MusabelliuProkuror
35Redona NdoniProkuror
36Fjorda ShqarriProkuror
37Vasjana PostolProkuror
38Iva HarkaProkuror
39Alban SyriProkuror
40Armida KaçiProkuror
41Eni KokalariProkuror
42Griselda HaxhiajProkuror
43Ajkuna AnxhakuProkuror
44Urim KaliaProkuror
45Esmeranda BashoProkuror
46Leonard SuçiProkuror
47Denisa PlakuProkuror
48Ledjana ShkurtiProkuror
49Eni ÇulliProkuror
50Albulena KuliçiProkuror
51Besmira VisheProkuror
52Entela HasmujajProkuror
53Gersiana SkifteriNdihmës Ligjor
54Edlira LlangoKëshilltar Ligjor
55Irena ZhurkaNdihmës Ligjor
56Blerta HamzallariNdihmës Ligjor
57Arjeta PlakuNdihmës Ligjor

← Back to list