
Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës dhe me synimin e vijimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy institucioneve të trajnimit gjyqësor, Shkolla e Magjistraturës me Akademinë e Kosovës kanë realizuar ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në 3 Tetor 2022.
Memorandumi nënshkruhet për fuqizimin e bashkëpunimit në drejtime të ndryshme me interes të përbashkët për përmirësimin e zhvillimit të profesionit ligjor si dhe për shkëmbimin e përvojave në drejtime të ndryshme të veprimtarisë së institucioneve. Njëkohësisht, memorandumi do të realizojë bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta për zhvillimin profesional të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve të tjerë ligjorë.
Aktivitetet e përbashkëta do të përfshijnë zhvillimin e trajnimeve si pjesë e kurrikulës trajnuese, shkëmbimin e përvojave në hartimin/zbatimin e kurrikulave, shkëmbimin e trajnerëve, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha të ndryshme të së drejtës me interes të përbashkët si dhe shkëmbimin e drejtpërdrejtë të përvojës në vizita reciproke, etj.


