
- Ceremonia e emërimit të kandidatëve për magjistratë profili prokuror - 23 tetor 2020
Më datë 15.10.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas një verifikimi të thelluar, të pasurisë dhe figurës, përpara emërimit dhe kualifikimit për emërim të 2 kandidatëve për magjistratë, të profilit prokuror të diplomuar në vitin akademik 2019 – 2020, proces të cilin prokurorët e kaluan me sukses, ka bërë caktimin e tyre në pozicionet, si më poshtë:
1. Z. Gazmend Frëngu, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
2. Znj. Enkeleda Hoxha, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
Duke qenë besimplotë se prokurorët e sapoemëruar do të kryejnë me sukses dhe përkushtim detyrat që u ngarkohen nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë, Shkolla e Magjistraturës shpreh urimet për detyrën e re dhe të vështirë që ata do të ushtrojnë, në përmbushje të misionit për të cilin janë ngarkuar.
