Me rastin e 25 vjetorit të veprimtarisë akademike të saj, si dhe me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2022-2023, në 3 Tetor 2022, në Tirana International Hotel, Shkolla e Magjistraturës organizon eventin kremtues të këtij përvjetori dhe Konferencën Shkencore «Drejtësia Penale në Veprim».

Ky aktivitet synon të kremtojë 25 vjet veprimtari të Shkollës së Magjistraturës, duke evidentuar rrugëtimin që ka bërë institucioni që nga fillimet e tij në kualifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm, e deri në konsolidimin dhe shndërrimin e tij në një institucion me status kushtetues, shumë i rëndësishëm në realizimin e detyrave të saj ligjore.

Duke kërkuar ndjesë për pamundësinë tonë për të bërë bashkë të gjithë magjistratët e diplomuar nga Shkolla, ju sigurojmë për konsideratën tonë të lartë dhe vëmendje për secilin nga ju përgjatë aktivitetit dhe punës suaj. 

Video e aktivitetit:

https://www.youtube.com/watch?v=n1c7ywF43Fo

Ju faleminderit!

← Back to list