
FTESË PËR PJESËMARRJE
Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Misionin EURALIUS V organizon më datë 29 janar 2020, ora 10: 00-12:00 një aktivitet ndërgjegjësues për avokatet, nëpunësit e administratës së pushtetit vendor, si edhe sekretarët gjyqësorë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit dhe të këshilltarit dhe ndihmësit ligjor në Republikën e Shqipërisë, si dhe njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjor.
Aktiviteti do të organizohet në mjediset e REKTORIATIT TË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR.
Adresa: Salla A3, Rektorat, Sheshi 2 Prilli, Shkodër, Shqipëri.
Jeni të mirëpritur!
