
Në zbatim të ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, më datë 04.05.2022, u mblodh Këshilli Pedagogjik i Shkollës së Magjistraturës, i cili zhvilloi procesin e votimit për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës.
Rendi i ditës së mbledhjes ishte:
- Votimi për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës.
Procesi i votimit u zhvillua për kandidaturën e mëposhtme:
- Znj. Arta Mandro, kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në përfundim të procesit të votimit, Komisioni i Votimit shpalli fituese me 12 vota kandidaturën e znj. Arta Mandro, kandidate për anëtare në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës.
